KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Vedat Muriqi, lojtari më i ri i Fenerbahces

Zyrtare: Vedat Muriqi, lojtari më i ri i Fenerbahces

Gjiganti turk Fenerbahce pasi njoftoi marrëveshjen e tyre me trajnerin Ismail Kartal drejtpërdrejt në transmetim, zbuloi edhe transferimin e tyre të parë.

Verdhëblutë kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin dhe do ta sjellin sulmuesin në Stamboll sonte në mbrëmje.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje parimore me Vedat Muriqin, i cili do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe për të finalizuar negociatat e transferimit”.

“Aeroplani që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin Ndërkombëtar të Aeroportit Sabiha Gokçen në orën 21:00 të mbrëmjes”.

“Ky informacion është dhënë për ndërgjegjësimin e publikut”, thuhej në njoftimin zyrtar të Fenerbahces.

Muriqi, i cili ka luajtur edhe në të kaluarën për Fenerbahcen për një sezon, kishte kontribuar me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.