KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU Mitrovica me njoftim për konsumatorët, tregon se cilat lagje do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes

KRU Mitrovica me njoftim për konsumatorët, tregon se cilat lagje do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Mitrovica ka bërë të ditur se për shkak të prishjes së një gypi disa lagje do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit lagjet të cilat do të mbesin pa furnizim janë: “Lagja e Doktorëve”, “Kroi i Vitakut”, “Kodra e Minatorëve dhe lagjja “Brgjani”.

“Ekipet e KRU “Mitrovica” Sh.A. po vazhdojnë edhe sot punimet intensive për sanimin e prishjes në gypin kryesor të ujësjellësit Ø200 mm. Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë të pijes vazhdojnë të mbesin ‘Lagja e Doktorëve’, ‘Kroi i Vitakut’, ‘Kodra e Minatorëve’ dhe ‘Lagjja Brgjani’. Punimet janë duke u zhvilluar pa ndërprerje dhe pritet që gjatë ditës së sotme defekti të sanohet plotësisht, me ç’rast do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes për konsumatorët e zonave të prekura”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në njoftim thuhet se ekipet e KRU “MITROVICA” janë duke punuar dhe pritet që gjatë ditës së sotme defekti të rikthehet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.