KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në Rrugën A

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në Rrugën A

Kryetari i Komunës së Perparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në fazën finale të asfaltimit në Rrugën A, një nga projektet kryesore infrastrukturore në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Rama ka deklaruar se projekti është përballur më herët me pengesa institucionale dhe procedurale, për të cilat, sipas tij, komuna ka dalë fituese në tri raste gjyqësore.

Ai ka shkruar: “Ka fillu faza finale në Rrugën A faza e asfaltimit. Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria tu na çu në gjykatë”.

“Tri herë e kemi fitu rastin Natyrisht. Tash po kryhet. Prishtinën s’ka që e ndal”, përfundon postimi i Ramës.

Punimet në këtë segment rrugor në Prishtina pritet të finalizojnë një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të infrastrukturës urbane në këtë zonë të kryeqytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.