Një grua ka ndërruar jetë nga aksidenti i rëndë që ndodhi të hënën në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Jabllanicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
“Fshati Jabllanicë, Pejë 15.06.2026 – 13:31. Me 17.06.2026 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin që kishte ndodhur me datë e cekur në të cilin ishin përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar prokurori dhe IML për veprime të mëtutjeshme. /Telegrafi/
