Një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:35, në fshatin Rubovc të Kamenicës.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktmës është dërguar në IML për obduksion.
“Fshati Ruboc, Kamenicë 17.06.2026 – 18:35. Raportohet se viktima mashkull kosovar me traktor është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
