KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mitrovica intensifikon inspektimet në ndërtim, vendosen shirita në tri ndërtesa

Mitrovica intensifikon inspektimet në ndërtim, vendosen shirita në tri ndërtesa

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionin e inspektimeve në sektorin e ndërtimit, në kuadër të përpjekjeve për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e kushteve të përcaktuara me lejet ndërtimore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së djeshme Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj tri objekteve, duke vendosur shirita ndalues për shkak të mosrespektimit të lejeve të ndërtimit.

“Gjatë ditës së djeshme, nga Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar aksioni, me ç’rast janë vendosur shiritat në tri ndërtesa si pasojë e mosrespektimit të lejes ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Nga komuna është bërë e ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe parandalimit të shkeljeve eventuale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.