Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e një “marrëveshjeje pako” në skenën politike.
Ai theksoi se asnjëra palë nuk ka fuqi të mjaftueshme politike dhe se, sipas tij, duhet të ulen dhe të gjendet një zgjidhje që do të evitonte një krizë të re politike.
“Duhet ulur ta gjejmë një zgjidhje dhe eviton krizën e re politike”, ka theksuar Haziri.
Prandaj, sipas tij, partitë politike duhet të bashkëpunojnë në një marrëveshje politike pako.
Ai shtoi se në këtë mënyrë shtetit do t’i kthehej stabiliteti dhe normaliteti politik.
Më pas Haziri u pyet se si mund të arrihet marrëveshja në pako, derisa eksponentët e LDK-së e konsiderojne e keqja e vendit LVV-në.
Derisa shpjegoi qëndrimin e tij, Haziri tha “ne dimë me ushtru edhe rolin e opozitës”.
“Nuk duhet tash që jemi opozitë me goditë çdo ditë emra të përveçëm…Punët e dështuara, duhet me qenë detyrë e përditshme nuk duhet me ja falë”, tha ai në televizionin T7.
