KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“S’duhet ta humbim këtë mundësi”, Rexhepi: Gazi amerikan, projekt strategjik për Kosovën

“S’duhet ta humbim këtë mundësi”, Rexhepi: Gazi amerikan, projekt strategjik për Kosovën

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka vlerësuar se projektet që lidhen me gazin amerikan, duhet të trajtohen si prioritete strategjike për Kosovën.

Sipas tij, ky lloj investimi nuk është vetëm një ndërhyrje në sektorin energjetik, por një mundësi afatgjatë për transformimin e sistemit energjetik të vendit.

“Është projekt strategjik në kuptimin energjetik, energjisë për Kosovën dhe është projekt që në një mënyrë duhet parë si projekt themelor edhe strategjik edhe më mundësi që Kosovën ta shndërroj në një koncept të qëndrueshëm energjetik sepse Kosova vuan nga qëndrueshmëria energjetike,” ka deklaruar Rexhepi.

Ai theksoi se Kosova prej vitesh përballet me probleme të stabilitetit energjetik dhe, sipas tij, një projekt i tillë do të ndihmonte në zbutjen e kësaj varësie.

Rexhepi shtoi gjithashtu se nisma nuk duhet parë vetëm në kuadër vendor, por me një shtrirje më të gjerë rajonale të furnizimit me gaz të lëngshëm amerikan, duke theksuar se “nuk duhet humbur kjo mundësi”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.