KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Isufi: LVV nuk do bashkëpunim me askënd, synon t’i ketë të gjitha institucionet në dorë

Isufi: LVV nuk do bashkëpunim me askënd, synon t’i ketë të gjitha institucionet në dorë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka gatishmëri për bashkëpunim politik me partitë e tjera.

Në emisionin FIVE, Isufi tha se rënia e daljes së qytetarëve në votime tregon zhgënjimin e tyre me situatën politike në vend.

Sipas tij, qytetarët po përballen me stagnim ekonomik, mungesë investimesh dhe dobësim të politikës së jashtme.

“Një parti e cila nuk do bashkëpunim me askënd, do pushtet të plotfuqishëm, do t’i ketë të gjitha institucionet në dorë, duke tentuar të vëj edhe diktaturë brenda vendit kjo tregon që nuk ka gatishmëri për të qeverisur ashtu siç duhet”, ka deklaruar Isufi.

Ai tha gjithashtu se AAK-ja ka ruajtur një elektorat të qëndrueshëm ndër vite, ndërsa vlerësoi se ndryshimi në drejtimin e partisë është pritur mirë nga mbështetësit e saj.

“Aleanca ka një elektorat të qëndrueshëm i cili çdo herë e ka mbajtur një gjendje stabile në kuptimin e votës diku 7 deri 10 për qind ka qenë, por ka një elektorat të besueshëm që përkundër partive tjera ndoshta që lëviz më së paku, për shkak të besimit që kanë”, ka theksuar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.