KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

‘Shpërthen’ kënga e re e Dafinës me Clevion: Faleminderit për çdo sekondë që ia keni dhënë buzës

‘Shpërthen’ kënga e re e Dafinës me Clevion: Faleminderit për çdo sekondë që ia keni dhënë buzës

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka shënuar një sukses të madh me projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Kleviol Ahmeti – Clevio.

Kënga e tyre “Buza”, e publikuar vetëm 6 ditë më parë, ka arritur shifra shumë të larta në platforma të ndryshme muzikore dhe rrjete sociale, duke u bërë një nga projektet më të suksesshme të momentit në skenën shqiptare.

Sipas vetë Dafinës, projekti ka grumbulluar rreth 100 mijë video në TikTok, 6 milionë shikime në YouTube dhe mbi 650 mijë dëgjime në Spotify brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Foto: Instagram

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj fansave për mbështetjen e madhe dhe reagimin pozitiv ndaj këngës.

Dafina ka theksuar se çdo dëgjim dhe çdo video e krijuar nga publiku ka qenë e rëndësishme për suksesin e projektit, duke e falënderuar publikisht bashkëpunëtorin e saj dhe dëgjuesit për përkrahjen e vazhdueshme.

Foto: Instagram

Ky sukses i shpejtë e ka forcuar edhe më shumë praninë e Dafinës në tregun muzikor, duke treguar edhe një herë ndikimin e saj të madh në muzikën moderne shqiptare dhe në platformat digjitale.

Edhe pse ky duet ishte i papritur, rezultoi me suksese të mëdha. /Telegrafi/

Foto: Instagram

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.