Close Menu
    What's Hot

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë
    • Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes
    • Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme
    • Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off
    • Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë
    • Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
    • Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit
    • Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Akp

    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj akuzon menaxhmentin për diskriminim

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Akp 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vendimi i menaxhmentit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Divizionit të Prokurimit vazhdon të nxis pakënaqësi në këtë institucion.

    Kjo ka ardhur pas vendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv, Burim Leci, për caktimin e Merita Zekajt si Ushtruese e Detyrës së Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit për periudhën 24 nëntor 2025 – 23 nëntor 2026.

    Vendimi është marrë pas pensionimit të shefit aktual të prokurimit, ndërsa menaxhmenti i AKP-së arsyeton se caktimi është bërë për të garantuar “vazhdimësinë e punës”, duke u bazuar në Nenin 35 të Ligjit për Zyrtarët Publik.

    Zyrtarja e Prokurimit, Drita Gjonbalaj, e cila ka kundërshtuar ashpër caktimin, duke thënë se është anashkaluar padrejtësisht dhe se procesi ka qenë jotransparent dhe diskriminues.

    Në disa komunikime zyrtare drejtuar menaxhmentit të AKP-së, Gjonbalaj ka kërkuar rishqyrtimin dhe anulimin e vendimit, duke theksuar se ajo është ndër themelueset e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, posedon licencë të prokurimit që nga viti 2004, është eksperte e certifikuar ndërkombëtarisht, ka gradën Doktor i Shkencave Ekonomike me fokus në prokurimin publik, si dhe është punëtorja me përvojën më të gjatë në këtë fushë brenda AKP-së.

    Sipas saj, për vite me radhë është anashkaluar sistematikisht në avancim profesional, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kritereve ligjore dhe profesionale.

    Gjonbalaj shton se ekzistojnë edhe vendime të Avokatit të Popullit që konstatojnë diskriminim dhe pengesë të qëllimshme në ngritjen e saj në detyrë.

    Më tej thekson se transferimi i Merita Zekajt nga Zyra Ligjore në Prokurim është bërë pa konkurs publik, duke e cilësuar këtë si vazhdim të praktikave jotransparente dhe favorizuese brenda institucionit.

    Në përgjigjet zyrtare përmes emailit, drejtuar Gjonbalajt, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, Burim Leci, ka theksuar se caktimi i Ushtrueses së Detyrës është bërë në përputhje me Ligjin dhe se procedurat ligjore janë respektuar.

    Telegrafi ka kërkuar sqarim zyrtar nga AKP lidhur me akuzat.

    Në një përgjigje me shkrim përmes emailit, AKP thekson se vendimi është marrë në përputhje të plotë me ligjin.

    “Vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit është marrë duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, konkretisht Nenin 35, pika 2, i cili përcakton se ushtruesi i detyrës caktohet nga zyrtari më i lartë drejtues i institucionit, nga radhët e zyrtarëve të kategorisë pasuese”, thuhet në përgjigjen e AKP-së për Telegrafin.

    Sipas AKP-së, Merita Zekaj është caktuar pasi mban pozitën më të lartë (zyrtare e lartë) në Divizionin e Prokurimit dhe rrjedhimisht i përket kategorisë më të lartë pasuese, ndërsa Gjonbalaj mban pozitë më të ulët në të njëjtin divizion.

    Pavarësisht kësaj, Gjonbalaj vazhdon të kërkojë anulimin e vendimit, duke pretenduar se ai është i paarsyetuar, arbitrar dhe në kundërshtim me parimin e meritokracisë.

    Ajo vlerëson se caktimi i një Ushtruese Detyre për një periudhë njëvjeçare “praktikisht bllokon hapjen e konkursit” dhe krijon favorizim të drejtpërdrejtë.

    Gjonbalaj ka paralajmëruar sërish ankesë në institucionet përkatëse në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMShC) si dhe tek Avokati i Popullit./Telegrafi.

    TË TJERA

    Pakënaqësi në AKP për pozitën e U.D. të Shefit të Prokurimit, Gjonbalaj: Proces jotransparent dhe diskriminues ndaj meje

    LEXO GJITHASHTU

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025

    Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë

    December 18, 2025

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.