Close Menu
    What's Hot

    “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe

    December 19, 2025

    Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

    December 19, 2025

    Ushtria amerikane godet dy anije kontrabande droge në Paqësorin Lindor

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe
    • Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
    • Ushtria amerikane godet dy anije kontrabande droge në Paqësorin Lindor
    • VLEN: Fetai nga Doha prezanton modelin e qeverisjes së mirë dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit
    • “Nuk do të lejojmë që të tjerët të diskreditojnë stemën tonë”, Laporta i kundërpërgjigjet Real Madridit mes akuzave të ashpra
    • Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave
    • “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka
    • TikTok nënshkruan marrëveshje për të shmangur ndalimin në SHBA
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Asociacioni i komunave të kosovës

    Tërheqja e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave, Ibrahimi: Presim që ky vendim të ndryshohet

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Asociacioni i komunave të kosovës 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

    Sipas njoftimeve zyrtare, këto komuna synojnë t’i bashkohen një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

    Ky vendim vjen pas rikthimit të pushtetit në katër komunat nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Serbia, pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

    Në seancën e parë të rregullt të kuvendeve komunale më 18 dhjetor, u zgjodhën kryetarët e rinj të kuvendeve: në Mitrovicë të Veriut – Nemanja Bisevac, në Zveçan – Sërxhan Millosavljeviq, në Leposaviq – Marko Rakiq, dhe në Zubin Potok – Nemanja Jakshiq.

    Kryetarët e rinj të këtyre komunave kishin paralajmëruar që në fillim të dhjetorit se do të rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.

    Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

    Në lidhje me këtë vendim, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin tha se shpreson që kjo tërheqje të rishikohet, pasi Asociacioni ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunave.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës është një mekanizëm vullnetar, i cili punon dhe mbron interesat e autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës. Me vetë faktin që sot këto katër kuvende komunale nuk po hyjnë në Asociacion, nga aspekti procedural, mirëpo kuvendet komunale janë organet më të larta vendimmarrëse në nivel lokal”, tha Ibrahimi.

    “Asociacioni ka dyert e hapura për të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që lobimi, avokimi dhe ngritja e kapaciteteve tona të jenë më efikase dhe më efektive”.

    Ai shtoi se: “Besojmë që ky vendim shumë shpejt do të ndryshohet, në mënyrë që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të jenë anëtare të Asociacionit dhe të përfitojnë nga përfitimet që ofron. Asociacioni jonë punon për autoritetet lokale, pa marrë parasysh kush i udhëheq ato”.

    Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023.

    Telegrafi ka kontaktuar gjithashtu edhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, por deri në kohën e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Ibrahimi: Presim që ky vendim të ndryshohet

    Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

    KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

    Komuna e Mitrovicës merr vendim që shërbimet administrative për qytetarë të realizohen edhe gjatë fundjavës

    Peci dhe Kurti diskutuan për prioritetet zhvillimore të Mitrovicës pas inaugurimit të urës mbi Ibër

    Ura e re mbi Ibër, Peci: Investim që lidh qytetin dhe qytetarët

    Kurti: Ura mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur

    LEXO GJITHASHTU

    “Jam penduar për disa gjëra që i kam thënë, s’jam ashtu”, Labi reagon pas akuzës se ka fëmijë me një serbe

    December 19, 2025

    Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

    December 19, 2025

    Ushtria amerikane godet dy anije kontrabande droge në Paqësorin Lindor

    December 19, 2025

    VLEN: Fetai nga Doha prezanton modelin e qeverisjes së mirë dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit

    December 19, 2025
    TË TJERA

    “Nuk do të lejojmë që të tjerët të diskreditojnë stemën tonë”, Laporta i kundërpërgjigjet Real Madridit mes akuzave të ashpra

    December 19, 2025

    Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave

    December 19, 2025

    “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.