KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Qeni u bë hit për shkak të reagimit ndaj darkës së vonuar

Qeni u bë hit për shkak të reagimit ndaj darkës së vonuar

Një qenushë është bërë sensacion në internet pasi reagimi i saj ndaj një darke të vonuar ka argëtuar mijëra përdorues të rrjeteve sociale.

Qeni, e cila me sa duket ishte mësuar me orarin e rregullt të ushqimit, nuk e fshehu aspak pakënaqësinë kur vakti i saj u vonua. Sjellja dhe shikimi i saj i “pakënaqur” ndaj pronarit u kthyen në momentin më të komentuar të videos.

Në pamje shihet se qeni pret me padurim darkën dhe duket sikur po i kujton pronarit se koha e ushqimit ka kaluar.

Reagimi i saj karakteristik ka bërë që shumë njerëz të thonë se qentë shpesh kanë mënyra shumë të qarta për të shprehur emocionet dhe kërkesat e tyre.

Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe shumë përdorues janë shprehur të argëtuar nga “ankesa” e qenushes, duke e quajtur reagimin e saj një nga momentet më të ëmbla të ditëve të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.