KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

Në kuadër të zbatimit të planit vjetor të auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e sistemit Barnatari të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përmes së cilit menaxhohen proceset kryesore të regjistrimit, licencimit dhe qarkullimit të barnave dhe pajisjeve medicinale në Kosovë.

Sipas njoftimit, auditimi do të vlerësojë nëse sistemi Barnatari ofron siguri dhe kontrolle adekuate të të dhënave, disponueshmëri dhe vazhdimësi efektive të funksionimit për të mbështetur aktivitetet operacionale të institucionit.

Platforma digjitale Barnatari përdoret që nga viti 2015 nga barnatoret, depot farmaceutike dhe subjektet tjera të sektorit farmaceutik.

Janë mbi 1700 barnatore të regjistruara dhe Barnatari ka rol kyç në kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve medicinale që furnizojnë tregun e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.