KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Toshkovski: Policia menjëherë e kapi zjarrvënësin, Prokuroria do ta trajtojë rastin me procedurë urgjente

Toshkovski: Policia menjëherë e kapi zjarrvënësin, Prokuroria do ta trajtojë rastin me procedurë urgjente

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës bullgare dhe tha se sipas informacionit që ka në dispozicion, Prokuroria do të punojë për këtë rast si procedurë urgjente.

Sipas tij, ky lloj dhune nuk do të tolerohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste që përfshijnë përfaqësues zyrtarë të vendeve të huaja në vend.

“Dënimi i çdo dhune kundër kujtdo në Maqedoni është një deklaratë logjike nga Ministri i Brendshëm. Dje patëm një dënim si nga Kryeministri ashtu edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme. Sigurisht, nuk do të lejojmë dhunë dhe ajo nuk do të tolerohet, dhe reagimi i shpejtë i Ministrisë së Brendshme për të hedhur dritë mbi rastin e konfirmon pikërisht këtë.

Autori i dyshuar për djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës bullgare u identifikua dhe u sigurua shumë shpejt nga Ministria e Brendshme”, tha Toshkovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.