KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Venezia ofron 6 milionë euro për Albion Rrahmanin, Sparta Praga kërkon më shumë

Venezia ofron 6 milionë euro për Albion Rrahmanin, Sparta Praga kërkon më shumë

Skuadra e Serie A Venezia ka bërë një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurove për sulmuesin e Sparta Pragës Albion Rrahmani.

Ylli i Kosovës është dëshira e madhe e klubit të sapo promovuar në Itali, të cilët duan disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton “Triventegoal”, Venzeia ka dërguar një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurove, por që kjo nuk e ka kënaqur klubin çek, të cilët e vlerësojnë lojtarin rreth 10 milionë euro.

“Në orët e fundit, Venezia ka dërguar te Sparta Praga një ofertë prej 6 milionë eurove. Aktualisht, klubi çek e ka refuzuar dhe po kërkon 10 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në raportim.

Përndryshe, është ende e paqartë nëse marrëveshja do të finalizohet shkaku i çmimit të lartë që po kërkon Sparta Praga.

Rrahmani ndërkohë kaloi një sezon fantastik sezonin e kaluar, ku shënoi 16 gola e dhuroi katër asistime në të gjitha garat, në 49 paraqitje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.