KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Edhe pse të ndarë, ish-partnerja e uron Stresin për ditëlindje

Edhe pse të ndarë, ish-partnerja e uron Stresin për ditëlindje

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka marrë një urim të veçantë për ditëlindjen e tij të 39-të nga ish-partnerja e tij, Keisi, duke rikthyer vëmendjen e publikut te marrëdhënia e tyre e dikurshme dhe raporti që vazhdojnë të kenë edhe pas ndarjes.

Sipas postimit të bërë në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram, Keisi ka ndarë një fotografi të përbashkët me reperin, një imazh që duket të jetë nga periudha kur ata ishin në një lidhje.

Krahas fotos, ajo ka shkruar urimin: “Edhe 100 të tjera”.

Foto: Instagram

Ky gjest është interpretuar si një shenjë respekti dhe afrimiteti miqësor mes dyshes, pavarësisht se ata nuk janë më në një lidhje romantike.

Raporti mes Stresit dhe Keisit ka qenë shpesh në vëmendje të mediave rozë, pasi ata kanë pasur një lidhje publike dhe të komentuar gjerësisht.

Një detaj që e forcon më shumë këtë lidhje simbolike është fakti që Keisi ka qenë pjesë edhe e projekteve muzikore të reperit.

Ajo është shfaqur në klipin e këngës “Sa t’kam dasht”, një projekt që i është dedikuar asaj dhe që ka pasur shumë vëmendje në kohën e lansimit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.