Një aksident i rëndë është shënuar sot në 15 qershor në aksin rrugor Rrëshën-Reps në Rrugën e Kombit.
Siç raporton Klan News Albania, një shtetas nga Kosova Kujtim Aliu, ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, sapo ka zbritur nga një autobus.
Në këtë moment, ai është përplasur nga një fouristradë. Për pasojë, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Rrëshen/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
