KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrihen katër persona në Ferizaj, rasti po hetohet

Rrihen katër persona në Ferizaj, rasti po hetohet

Katër persona janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:10, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur –rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK. Tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.