Ish-anëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.
Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, lidhi kurorë në Portugali të shtunën pas katër vitesh fejesë.
Ceremonia u zhvillua në fshatin piktoresk të Estoit, raporton Daily Mail.
Foto: X
Këngëtari dhe futbollisti shkëmbyen betimet në një kishë të shekullit të 16-të.
Në ceremoni morën pjesë rreth shtatëdhjetë nga anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre më të ngushtë.
Foto: Simon Ashton
Ata u fejuan në qershor të vitit 2022.Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2016 dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në shkurt të vitit 2019 në Brit Awards.
Ata mirëpritën djalin e tyre Axel në gusht të vitit 2021 dhe u fejuan në qershor të vitit 2022.
Foto: Simon Ashton
Në janar të këtij viti, familja u zgjerua me ardhjen në jetë të vajzës Alanis Valentine.
Portugalia është një nga vendet e preferuara të çiftit dhe ata shpesh kalojnë verën në vilën e Perriet në Quinta do Lago. /Telegrafi/
Foto: Ashton Simon
