KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rrëzohet një helikopter në Brazil, të paktën gjashtë të vdekur

Rrëzohet një helikopter në Brazil, të paktën gjashtë të vdekur

Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në një përplasje në ajër të dy helikopterëve mbi Rio de Janeiro.

Aksidenti ndodhi në lagjen jugperëndimore Recreio dos Bandeirantes, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacioneve të disponueshme, në njërën nga mjetet fluturuese ndodheshin piloti dhe katër pasagjerë, ndërsa në tjetrin vetëm piloti.

Zëdhënësi i njësisë së zjarrfikësve të Rio de Janeiros ka konfirmuar se nuk ka të mbijetuar në aksident.

Njëri nga helikopterët u rrëzua dhe shpërtheu pranë një parkingu me automjete elektrike, gjë që shkaktoi edhe shpërthime dytësore, ndërsa kolona e tymit ishte e dukshme nga kilometra larg.

Mjeti tjetër fluturues, gjatë rrëzimit, u përmbys por nuk u përfshi nga zjarri. Mbetjet e rrënojave u shpërndanë në një rreze prej të paktën 100 metrash, ndërsa pjesë të trupit të helikopterit ranë edhe në tarracat e ndërtesave përreth.

Ndryshe, autoritet braziliane kanë nisur hetimet për të zbuluar aryset e rrëzimit të helikopterit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.