KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Brazil, harruan t’i vendosnin litarin e sigurisë – 21-vjeçarja vdes pas hudhjes nga lartësia

Brazil, harruan t’i vendosnin litarin e sigurisë – 21-vjeçarja vdes pas hudhjes nga lartësia

21-vjeçarja Maria Eduarda Rodrigues de Freitas thuhet se vdiq kur stafi në një aktivitet që njihet si “bungee jumping” e shtyu nga një platformë 45 metra e lartë, pa e lidhur me një litar sigurie.

Incidenti ndodhi në “Urën e Skeleteve” në Limeira, në shtetin e Sao Paulo, Brazil.

Raportohet se gjashtë persona të lidhur me ngjarjen janë arrestuar.

Raportet lokale për atë që ndodhi thonë se dëshmitarët i thanë Policisë Ushtarake se punëtorët me sa duket harruan ta lidhnin atë me një litar sigurie përpara se ta shtynin.

Disa organizatorë thuhet se u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi ajo ra, dhe autoritetet më vonë gjetën dy persona që kishin ikur me ndihmën e një helikopteri.

Departamenti i Policisë Civile po heton incidentin dhe do të vendosë nëse të dyshuarit e arrestuar do të akuzohen për krime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.