KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Forcat e armatosura britanike kapin një anije të flotës ruse në hije në Kanalin Anglez

Forcat e armatosura britanike kapin një anije të flotës ruse në hije në Kanalin Anglez

Forcat e armatosura britanike kanë ndaluar një anije cisternë nafte të flotës ruse në hije në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të së dielës, njoftoi kryeministri Keir Starmer.

Në një operacion që zgjati gjashtë orë, Komandot e Marinës Mbretërore dhe oficerë të trajnuar posaçërisht për zbatimin e ligjit nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimit hipën në anije, të mbështetur nga RAF.

Tani anija Smyrtos do të mbahet dhe monitorohet në brigjet jugore të Anglisë ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Ky operacion i suksesshëm i jep një tjetër goditje Rusisë dhe u kujton atyre që nxisin luftën e Putinit në Ukrainë se nuk do t’i lejojmë të fshihen”, deklaroi Starmer.

Sekretari i Mbrojtjes, Dan Jarvis, tha: “Rusia mbështetet në flotën e saj në hije për të financuar konfliktin e saj në Ukrainë dhe ndalimi ynë i jep një goditje luftës së paligjshme të Putinit”.

Operacioni u mbështet me aeroplanë nga Grupi Ajror Detar, një RAF P-8, si dhe HMS Sutherland dhe HMS Ledbury.

Ndryshe, Rusia ka operuar një “flotë në hije” me cisterna me struktura pronësie të errëta për të shmangur sanksionet ndërkombëtare të vendosura mbi eksportet e saj të naftës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.