KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Arsenali në bisedime për transferimin e ‘bomberit’ që po çmend të gjithë në Belgjikë

Arsenali në bisedime për transferimin e ‘bomberit’ që po çmend të gjithë në Belgjikë

Arsenal ka marrë në shqyrtim sulmuesin e Club Brugge, Christos Tzolis, teksa klubi londinez po konsideron seriozisht përshpejtimin e një transferimi për reprezentuesin e Greqisë.

Sipas burimeve të afërta me klubin, drejtori sportiv Andrea Berta po punon aktivisht për këtë marrëveshje, ndërsa interesi i Arsenalit konsiderohet konkret dhe i strukturuar.

Skuadra e skautëve të Arsenalit, përfshirë ekspertin e rekrutimit Maurizio Micheli, ka udhëtuar së fundmi në Suedi për ta vëzhguar nga afër Tzolis, 24 vjeç, duke e analizuar performancën e tij në detaje.

Mikel Arteta raportohet se është në dijeni të plotë për profilin e lojtarit dhe ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm, pasi klubi synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Tzolis vlerësohet se mund të kushtojë rreth 30 milionë euro, një shifër që e bën atë një opsion të arritshëm për planin e ri të Arsenalit në afatin kalimtar.

Interes për sulmuesin ka pasur edhe më herët, me Crystal Palace që tentoi ta transferonte verën e kaluar, por pa sukses.

Gjithashtu, Arsenali po monitoron edhe alternativa të tjera në sulm, përfshirë talentin e Aston Villa, Morgan Rogers.

Tzolis e nisi karrierën te PAOK, para se të transferohej te Norwich City, ku pati një periudhë të vështirë në Ligën Premier.

Më pas ai shpërtheu në formë te Fortuna Düsseldorf në Gjermani, ku shënoi 22 gola në 30 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Në dy sezonet e fundit me Club Brugge, ai ka realizuar 33 gola dhe ka ndihmuar klubin belg të fitojë titullin e 20-të kampional në histori./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.