KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Jelekë ftohës, ventilatorë dhe staf mjekësor: Gjermania në betejë me temperaturat e Botërorit

Jelekë ftohës, ventilatorë dhe staf mjekësor: Gjermania në betejë me temperaturat e Botërorit

Kombëtarja e Gjermanisë po përballet me temperatura përvëluese gjatë qëndrimit të saj në kampin bazë në Winston-Salem, ku termometri ka arritur deri në 41 gradë Celsius.

Për t’i ndihmuar lojtarët të përballojnë kushtet e vështira klimatike, janë ndërmarrë masa të shumta nga stafi teknik dhe partnerët e ekipit.

Prodhuesi i pajisjeve sportive Adidas u ka siguruar futbollistëve jelekë specialë për ftohje, të cilët përdoren gjatë stërvitjeve dhe periudhave të rikuperimit.

Po ashtu, në ambientet stërvitore janë vendosur ventilatorë të posaçëm që lëshojnë avull uji për të ulur temperaturën dhe për të krijuar kushte më të favorshme për lojtarët.

Për shkak të rrezikut që paraqesin temperaturat e larta, ekipet mjekësore janë në gatishmëri të vazhdueshme gjatë seancave stërvitore, si masë parandaluese ndaj çdo problemi të mundshëm shëndetësor.

Përzgjedhësi Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka vendosur gjithashtu një strategji interesante për përshtatjen e ekipit me klimën amerikane.

Ai u ka kërkuar lojtarëve të shmangin qëndrimin e gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të kalojnë sa më shumë kohë jashtë.

Sipas teknikut gjerman, ekspozimi gradual ndaj temperaturave të larta do t’i ndihmojë futbollistët të adaptohen më shpejt me kushtet që do të hasin gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Vapa ekstreme pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha të këtij Botërori dhe Gjermania duket se nuk po lë asgjë rastësisë në përgatitjet e saj për turneun./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.