MPB njofton se më 12.06.2026, në orën 20:30, në Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Kriminalistike pranë SPB Tetovë e privuan nga liria B.A. (37) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 40-vjeçare nga rrethina e Tetovës se nga prilli i vitit 2026, pas ndërprerjes së lidhjes së tyre, e kishte ndjekur vazhdimisht nëpër zonën e qytetit dhe e kishte shqetësuar përmes telefonatave nga numra të ndryshëm, ndërkaq pasi kishte refuzuar për ta vazhduar lidhjen kishte bërë edhe kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj.
Më 12.06.2026, në orën 13:45, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:50, në zonën e Qendrës, vjehrra e saj 56-vjeçare, S.O., kishte dëmtuar automjetin e tyre të tipit „Pezho Bokser“ dhe me përdorim të forcës fizike e kishte nxjerrë nga automjeti dhe e kishte shtyrë në tokë. Si pasojëe kësaj, ajo kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup.
Më 12.06.2026, në SPB Shkup, nëpunësit policorë zhvilluan bisedë zyrtare me Gj.A.K. (53) dhe A.A.R. (56), sipas denoncimit se më 10.06.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ata kishin sulmuar fizikisht vajzën dhe mbesën e tyre 16-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe më parë nga nëna e saj, Gj.A.K., por deritash nukë është denoncuar.
Më 12.06.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, një 37-vjeçar nga Shkupi enoncoi se rreth orës 14:00, para banesës së tij në zonën e Bit Pazarit, tezja e tij A.N. e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar të hynte me forcë në banesë, pas çka kishte hedhur bojë para derës hyrëse. Sipas denoncimit, ajo kishte ardhur edhe më herët para shtëpisë së tij. Për rastin është njoftuar prokurori publik.
Më 12.06.2026, në orën 19:45, në SPB Shkup, një grua 34-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se rreth orës 19:00, në një fshat të Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.Sh., me të cilin nuk jeton një periudhë më të gjatë kohore.
Më 12.06.2026, në orën 13:10, në SPB Shkup, një burrë 71-vjeçar denoncoi se në zonën e Kisella Vodës, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura pronësore-juridike, ishte sulmuar fizikisht nga nipi i tij S.O. (42).Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e këtyre rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
