KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin

Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë, një projekt që sipas tij do të shërbejë si një arterie kryesore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe rajonin.

Në një takim pune me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Fatih Türkmenoğlu, është diskutuar realizimi i projektit të autostradës Shkup–Bllacë.

Sipas Nikolloskit, punimet do t’i realizojë një konzorcium i udhëhequr nga kompania vendore “Granit”, duke theksuar se një kompani vendore për herë të parë pas një kohe të gjatë po merr pjesë si bartëse e një projekti të tillë madhor infrastrukturor.

Autostrada Shkup–Bllacë, sipas tij, do të përmirësojë lidhjen me Kosovën dhe Malin e Zi, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, tregti dhe investime në rajon.

Projekti parashikon ndërtimin e 5 tuneleve, 2 galerive dhe 12 urave, ndërsa gjithsej rreth 40 objekte infrastrukturore do të realizohen në terren.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.