Një 30 vjeçar nga Maliqi, Maldin Maxhari është paraqitur pranë spitalit rajonal të Korçës me dëmtime të shumta në trup.
A2 CNN raporton se 30-vjeçari ka deklaruar që këto lëndime i ka marrë nga policia greke, të paktën kështu është shprehur ai para uniformave të bardha dhe blu gjatë marrjes në pyetje.
Në deklaratën e tij 30-vjeçari është shprehur se policia greke e ka ngatërruar me një tjetër person që kishte kryer vepër penale, duke e dhunuar rëndë atë.
30-vjeçari ka kryer kallëzim në policinë shqiptare, ndërsa mjekët thonë se dhuna e ushtruar ka lënë disa trauma në trupin e të riut, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen procedurat e nevojshme për të riun e kthyer nga shteti grek, të cilit nuk i është ofruar as ndihmë mjekësore pasi u lirua nga efektivët grekë.
