KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ndalon një automjet në Partesh, brenda tij gjenden katër migrantë nga Pakistani

Policia ndalon një automjet në Partesh, brenda tij gjenden katër migrantë nga Pakistani

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë, ku në një automjet janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.

Rasti ka ndodhur të premten në Partesh, në ora 01:20.

“Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi”, thuhet në raport.

Të njëjti janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.