KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Numërohet kutia e parë nga votat me postë, LVV shkon në 44%

Numërohet kutia e parë nga votat me postë, LVV shkon në 44%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është numëruar kutia e parë e votave të ardhura me postë nga diaspora që i përket komunës së Gjilanit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një epërsi të thellë.

Sipas rezultateve, LVV-ja ka marrë 315 vota ose 78.75 për qind të votave të kësaj kutie.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 65 vota, që përbëjnë 16.25 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 17 vota ose 4.25 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vetëm dy vota, apo 0.50 për qind.

Pas përfshirjes së këtyre votave në rezultatin e përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në kuotën e 44 për qind të votave në nivel vendi, me gjithsej 308,883 vota, duke ruajtur 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 146,340 vota ose 20.85 për qind, që aktualisht i sigurojnë 23 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 119,908 vota apo 17.08 për qind dhe mban 19 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 49,833 vota ose 7.10 për qind, duke mbetur me tetë mandate./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.