KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: U miratua faza e parë e Ligjit për lojërat e fatit, realizohet një nga premtimet e VLEN-it

Mexhiti: U miratua faza e parë e Ligjit për lojërat e fatit, realizohet një nga premtimet e VLEN-it

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti tha se gjatë ditës së djeshme u votua faza e parë e ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që siç tha, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat.

Mexhiti shkruan se presin të përfundojë plotësisht miratimi i Ligjit dhe më këtë, shtoi se përmbushet një nga premtimet më domethënëse të VLEN.

“Me miratimin e fazës së parë të sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat, si dhe mbrojtja më e fortë e familjeve nga një dukuri që ka lënë pasoja të thella në shoqërinë tonë prej vitesh. Ky është vetëm një ndryshim ligjor. Por mbi të gjitha, është një detyrim njerëzor, familjar dhe moral ndaj popullit tonë”.

“Qëllimi i VLEN-it është i qartë: të vendoset rend, të parandalohet përhapja e pakontrolluar e bixhozit, të mbrohen të rinjtë dhe t’i jepet fund varfërimit të mijëra familjeve që kanë paguar çmimin e kësaj plage të shoqërisë prej vitesh. Do t’i mbrojmë fëmijët tanë. Do t’i mbrojmë familjet tona”, tha Mexhiti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.