Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se preferenca e tij në një skenar përballjeje me Iranin do të ishte marrja e ishullit Kharg, duke ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë e SHBA-së për një veprim të tillë.
“Nuk e di nëse Amerika ka vullnetin për këtë, për të qenë i sinqertë”, u shpreh ai, duke komentuar një qasje të mundshme strategjike ndaj Iranit.
Në të njëjtën deklaratë, lideri amerikan riktheu edhe kritikat ndaj kurdëve, duke kujtuar mbështetjen ushtarake që SHBA u kishte ofruar në të kaluarën.
“Ne u dërguam armë kurdëve dhe jemi shumë të zhgënjyer me ta. Mendoj se na zhgënjyen. Mendoj se i mbajtën për vete. Është një turp. Do ta mbaj mend këtë”, tha Trump.
Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të reja në debatin politik dhe atë të sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raportet e SHBA-së me aktorët në Lindjen e Mesme.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë rifilluar sulmet sporadike megjithëse kanë arritur një armëpushim muaj më parë. /Telegrafi/
