Komuna e Tetovës njofton qytetarët se në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare në territorin e komunës, gjatë ditëve në vijim do të realizohen aktivitete të dezinsektimit dhe deratizimit.
“Më 15 qershor 2026 (e hënë), duke filluar nga orët e mbrëmjes, do të kryhet dezinsektimi hapësinor në territorin e qytetit të Tetovës, me qëllim të reduktimit të insekteve, veçanërisht mushkonjave”.
“Më 17 dhe 18 qershor 2026 (e mërkurë dhe e enjte) do të realizohet deratizimi i parë në territorin e qytetit të Tetovës, si pjesë e programit të rregullt për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së brejtësve”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Komuna e Tetovës u rekomandon qytetarëve që gjatë kohës së trajtimeve të tregojnë kujdes të shtuar, të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert e objekteve të banimit sipas nevojës, si dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve të angazhuara në terren.
“Këto aktivitete realizohen në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thonë nga Komuna e Tetovës.
LEXO:
- Komuna e Mitrovicës shpërndan 200 pako ushqimore për familjet në nevojë
- Taika Waititi zbulon mesazhin e fundit nga aktori Sam Neill: Ishte një njeri i dashur dhe i kujdesshëm
- Sot seanca konstituive, a do të ketë edhe votim të qeverisë?
- Pritet vetëm firma nga Trump, Senati konfirmon zyrtarisht Eric Wendt ambasador në Shqipëri
- Pedro Sánchezi i Spanjës është progresist i veçuar në Evropë – dhe për shkak të Seutës, po detyrohet të paguajë për këtë
- Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?
- Rruga “Ilir Konushevci” hapet për qarkullim në Prishtinë
- Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, por zyrtarët doganorë ia gjejnë 30 mijë euro
