Legjenda braziliane Ronaldo Nazario beson se Spanja dhe Franca janë dy kombëtaret që nisen me më shumë gjasa për të triumfuar në Kupën e Botës 2026.
Dy herë kampioni i botës, i njohur si “Fenomeni”, dha vlerësimin e tij gjatë ceremonisë së hapjes së Botërorit në stadiumin legjendar Azteca të Meksikës, ku ishte i ftuar së bashku me shumë ish-kampionë të tjerë të botës.
“Nëse ka dy ekipe që i shoh si favoritë, ato janë Spanja dhe Franca. Ato janë mbi ekipet e tjera, megjithëse ka kombëtare për të cilat duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm”, deklaroi Ronaldo.
Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur FIFA publikoi renditjen e saj më të fundit, ku Argjentina u rikthye në vendin e parë.
Kampionët e botës kryesojnë renditjen, ndërsa Spanja e Luis de la Fuentes pozicionohet e dyta. Franca renditet në vendin e tretë, duke konfirmuar statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për trofeun.
Pas tyre vijnë Anglia, Portugalia dhe Brazili, ndërsa Maroku ka shkruar histori duke u ngjitur për herë të parë në vendin e shtatë të renditjes.
Kjo renditje ka rëndësi të veçantë gjatë Kupës së Botës, pasi përdoret si kriter përcaktues në rastet kur dy ose më shumë kombëtare përfundojnë me pikë të barabarta në fazën e grupeve, si dhe për të përcaktuar ekipet më të mira që avancojnë nga vendi i tretë.
Pavarësisht se Argjentina mban vendin e parë në renditjen e FIFA-s, për Ronaldon dy favoritët kryesorë për triumfin në Botërorin 2026 mbeten Spanja dhe Franca. /Telegrafi/
