KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Roy Keane këshillon Tuchelin ta lë në bankë një yll të madh të Anglisë

Roy Keane këshillon Tuchelin ta lë në bankë një yll të madh të Anglisë

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, ka shprehur shqetësime për formën e Bukayo Sakas vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026.

Ish-mesfushori irlandez beson se ylli i Arsenalit nuk po duket në nivelin që e bën një zgjedhje të padiskutueshme për formacionin titullar të Anglisë në ndeshjen hapëse ndaj Kroacisë.

Duke analizuar paraqitjen e Anglisë në miqësoren ndaj Kosta Rikës, Keane vuri në pah mungesën e rrezikshmërisë së zakonshme te Saka.

“Nuk e di. E vetmja gjë që kam parë nga Saka janë disa raste kur kishte mundësi të kalonte kundërshtarët, por për mendimin tim ai e ka humbur pak atë shkëndijë”, deklaroi Keane.

Sipas tij, problemet fizike që sulmuesi anglez ka kaluar në fund të sezonit mund të kenë ndikuar në formën e tij aktuale.

“Koha nuk është e mirë nëse ai ka ende ndonjë problem fizik. Ndoshta kjo mund t’i kushtojë pak”, shtoi ish-kapiteni i Manchester Unitedit.

Keane vazhdoi kritikat duke theksuar se Saka nuk po tregon më të njëjtën vendosmëri në situatat një kundër një.

“Mendoj se e ka humbur shkëndijën. Kishte disa raste pranë zonës ku mund të kalonte kundërshtarët dhe nuk e bëri këtë. Kjo mund të jetë pak shqetësuese për trajnerin”, u shpreh ai.

Saka humbi disa javë në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi, periudhë gjatë së cilës Noni Madueke mori më shumë hapësira në formacionin e Anglisë.

Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka opsione të tjera në repartin ofensiv, por mbetet të shihet nëse ai e konsideron Sakën plotësisht të gatshëm për sfidën e parë të Anglisë në Kupën e Botës kundër Kroacisë.

Pavarësisht dyshimeve të Keane, Saka mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Tre Luanëve” dhe pritet të ketë një rol kyç në ambiciet e Anglisë për sukses në Botërorin 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.