KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

LSDM, përmes një komunikate, akuzoi se kryeministri Hristijan Mickoski përsëri po i ndryshon qëndrimet e tij, pasi sot deklaroi se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen “shumë shpejt”, ndonëse, sipas partisë opozitare, për muaj të tërë kishte siguruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Nga LSDM thonë se kjo nuk është hera e parë që Mickoski dërgon mesazhe të kundërta tek opinioni, duke theksuar se në të kaluarën ka pasur pozicione të ndryshme për Marrëveshjen e Prespës, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane.

“Ekzistojnë dy Hristijan Mickoski. Njëri do ta kthente emrin dhe e kundërshtonte Marrëveshjen e Prespës, ndërsa tjetri e shpalli kryevepër të diplomacisë. Njëri ishte kundër NATO-s, tjetri sot e lavdëron anëtarësimin. E njëjta po ndodh edhe me zgjedhjet”, thuhet nga LSDM.

Sipas partisë, derisa Qeveria kishte mundësi për borxhe të reja, Mickoski pohonte se nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa tani, siç thonë ata, “papritmas zgjedhjet u bënë shumë shpejt”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.