KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zvicra nis projektin e ri për ekonominë e gjelbër në Kosovë

Zvicra nis projektin e ri për ekonominë e gjelbër në Kosovë

Zvicra ka riafirmuar mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës përmes nisjes së projektit të ri “Greening Private Enterprises in Kosovo (GPEK)”, i cili synon të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të përshtaten me standardet e gjelbra të tregjeve evropiane.

Marrëveshja për projektin u nënshkrua nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, dhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Kusari-Lila.

GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Projekti synon të forcojë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve kosovare, në kohën kur tregjet evropiane po rrisin kërkesat për standarde mjedisore.

Sipas njoftimit, transformimi drejt ekonomisë së gjelbër pritet të forcojë bizneset vendore, të mbështesë krijimin e vendeve cilësore të punës dhe të kontribuojë në një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Zvicra, si një partner afatgjatë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim mbështetjen e sektorit privat dhe rritjen e potencialit të ekonomisë së vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.