KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër fillon regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut

Nesër fillon regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme publike, për vitin shkollor 2026–2027. Aplikimi, ashtu si edhe në vitet e kaluara, bëhet në mënyrë elektronike dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë ekzistuese të përdoruesve në schools.mk.

“Regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit do të realizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të realizohet më 16 dhe 17 qershor. Listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, shkollat duhet ta publikojnë më 18 qershor.

Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit është më 23 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershor. Regjistrimi i tretë është më 20 gusht.

Konkursi me vendet e lira dhe shkollat e mesme publike, nxënësit mund ta gjejnë në lidhjen e mëposhtme: https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konk….

Për nxënësit, ndihmë e madhe gjatë zgjedhjes mund të jetë udhëzuesi online për kualifikime –https://kvalifikacii.crso.gov.mk/, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim informues dhe të drejtë për profesionin, në të cilin do të vazhdojnë edukimin dhe më pas të punojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.