KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina Football Fest nis sonte: Meksikë – Afrikë e Jugut LIVE nga ora 21:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtina Football Fest nis sonte: Meksikë – Afrikë e Jugut LIVE nga ora 21:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Sonte, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kthehet në stadium të hapur me nisjen e Prishtina Football Fest dhe transmetimin LIVE të ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror 2026, Meksikë – Afrikë e Jugut, nga ora 21:00.

Organizuar nga KD Events & Communications, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, ky festival sjell një përvojë të veçantë për të gjithë dashamirët e futbollit, me ekran gjigant LED, atmosferë stadiumi, aktivitete, bare dhe hapësira për publikun.

Hyrja është falas dhe pa bileta për të gjithë qytetarët, ndërsa në kuadër të festivalit do të ketë edhe VIP Zone të rezervuar për partnerë dhe sponsorë.

Ejani me shoqëri, familje dhe miq për ta përjetuar së bashku emocionin e ndeshjes së parë të Botërorit në zemër të Prishtinës.

Prishtina Football Fest sjell për më shumë se një muaj atmosferën e futbollit botëror në shesh, aty ku çdo gol festohet bashkë.

Botërori përjetohet në shesh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.