KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Besi, lëndohen pesë persona

Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Besi, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 01:00.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, deklaroi Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.