KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jotova: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë kriteret evropiane për të avancuar drejt BE-së

Jotova: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë kriteret evropiane për të avancuar drejt BE-së

Bullgaria pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë kriteret evropiane për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, gjatë takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që u mbajt në Sofje.

Gjatë bisedës, Jotova theksoi se Shkupi duhet të zbatojë propozimin francez të vitit 2022, i cili është nënshkruar dhe pranuar si pozicion i përbashkët evropian për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për kërkesa bullgare, por për kritere evropiane që duhet të përmbushen nga vendi kandidat. Sipas saj, për të nisur negociatat e plota me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë obligimet e marra, përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Jotova kërkoi gjithashtu respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes ndaj tyre.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ivanka Tasheva, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Gjatë bisedës u ngrit edhe çështja e 23-vjeçares Iva Mihajllova, e cila është lënduar në një aksident trafiku. Sipas Jotovës, për shkak të hetimeve që po zhvillohen për rastin, asaj i janë konfiskuar dokumentet personale dhe nuk i lejohet të largohet nga Koçani, megjithëse ka nevojë për trajtim mjekësor në Bullgari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.