KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij brenda tre ose katër muajsh, madje ndoshta edhe më herët.

Deklarata u bë gjatë një interviste në Radio Beograd, shkruan N1.rs.

“Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po mendoj ku t’i vendos”, tha Vuçiq, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për largimin nga posti.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ai tha se ato do të mbahen brenda disa muajve dhe se nuk dëshiron të flasë për “shkurtim mandati”, por për dorëheqje të plotë nga funksioni presidencial.

Vuçiq shtoi se po mendon çdo ditë për mundësinë e kandidimit për postin e kryeministrit dhe se së shpejti do të merren vendime të rëndësishme politike.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb përmend dorëheqjen. Edhe në muajin maj ai deklaroi se mund të largohej nga posti para përfundimit të mandatit, duke theksuar se në rast dorëheqjeje Kushtetuta e Serbisë parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale brenda 90 ditëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.