KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Messi i rekordeve, Islanda bëhet kombëtarja e 41-të që i shënon gol

Messi i rekordeve, Islanda bëhet kombëtarja e 41-të që i shënon gol

Islanda është bërë skuadra e 41-të ndërkombëtare kundër së cilës Lionel Messi ka shënuar gol me fanellën e Kombëtares së Argjentinës.

Ky moment historik ndodhi gjatë një ndeshjeje miqësore në të cilën kampionët në fuqi të botës siguruan një fitore 3-0. Messi në këtë ndeshje erdhi nga banka rezervë në minutën e 70-të për të shënuar golin e dytë të ndeshjes me një penallti.

Ky gol shënon golin e 117-të të argjentinasit për kombëtaren e tij ndaj 41 ekipeve kombëtareve të ndryshme.

Messi ka shënuar më së shumti gola ndaj Bolivisë, 11 sosh, teksa pas saj renditen Ekuadori dhe Venezuela me nga shtatë gola të pësuar, ndërsa Uruguai ka pranuar gjashtë gola nga kapiteni i Argjentinës.

Në vendin e radhës vijnë Paraguai, Brazili, Kili, Estonia dhe Guatemala me nga pesë gola të pësuar secila. Meksika dhe Panamaja janë ndëshkuar nga katër herë, ndërsa Kolumbia, Kroacia, Franca, Nigeria, Peruja, Zvicra, Haiti dhe Curaçao kanë pësuar nga tre gola secila.

Lista e “viktimave” të Messit plotësohet me kombëtaret ndaj të cilave ai ka shënuar nga një herë: Serbia dhe Mali i Zi, Portugalia, Shqipëria, Gjermania, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Holanda, Kanadaja, Angola, Zambia dhe Islanda. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.