KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Irani ka vonuar shumë për të negociuar – tani do t’i duhet të paguajë çmimin

Trump: Irani ka vonuar shumë për të negociuar – tani do t’i duhet të paguajë çmimin

Donald Trump ka thënë se Irani “ka vonuar shumë për të negociuar” një marrëveshje paqeje dhe “tani do të duhet të paguajë çmimin”.

Në një postim në rrjetin e tij Social Truth, presidenti amerikan tha se Irani “thjesht fliste dhe nuk bënte asgjë”, duke shtuar: “Ngacmuesi i Lindjes së Mesme është i vdekur”.

Si SHBA-të ashtu edhe Irani shpesh postojnë për luftën në mediat sociale, duke shkëmbyer kërcënime, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi SHBA-të thanë se goditën Iranin në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë amerikane mbrëmë, me Iranin që u hakmor me sulme ndaj bazave amerikane në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt.

Nuk është e qartë nëse postimi i presidentit amerikan sinjalizon një ndryshim në negociata apo jo.

Ai shpesh e ka kërcënuar Iranin në mediat sociale, duke thënë një herë: “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.