KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga prestigjiozja Autocar UK

Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga prestigjiozja Autocar UK

Dacia Duster i gjeneratës së tretë është vlerësuar nga Autocar me çmimin “Best Value Car 2026”, duke e konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si një nga SUV-të më të arsyeshëm në treg.

Me një çmim konkurrues në segmentin e SUV-ve kompaktë, Dacia Duster ofron një balancë të mirë mes dizajnit robust, hapësirës praktike dhe aftësive për t’u përshtatur në rrugë të ndryshme. Në versionet 4×4, lartësia nga toka arrin deri në 217 mm, duke i dhënë më shumë siguri dhe fleksibilitet si për vozitje të përditshme në qytet, ashtu edhe për udhëtime jashtë zonave urbane.

Një nga versionet më të kërkuara është Full Hybrid 155, i cili kombinon motorin 1.8 litra me motorë elektrikë dhe prodhon 155 kuaj fuqi. Me konsum prej vetëm 4.7 l/100 km, ky motor sjell efikasitet të lartë për një SUV të kësaj madhësie, veçanërisht për shoferët që kërkojnë shpenzime më të ulëta në vozitje të përditshme.

Gama e Duster përfshin edhe motorin e ri 1.2 Automatic me 120 KF, si dhe variantin benzinë/LPG, i cili ofron ekonomi të theksuar në përdorim, me rreth 4 euro shpenzim për 100 km.

Edhe nivelet e pajisjeve janë të ndërtuara për nevoja të ndryshme. Versioni Essential ofron zgjidhjen bazike dhe më ekonomike, Expression sjell teknologji moderne si ekrani 10.1 inç dhe Apple CarPlay/Android Auto pa kabllo, ndërsa Journey shton pajisje si çelës hands-free, fellne 18 inç dhe kamerë.

Me këtë kombinim të çmimit, ekonomisë, hapësirës dhe funksionalitetit, Dacia Duster mbetet një zgjedhje e mençur për ata që kërkojnë një SUV praktik, pa shpenzime të panevojshme.

Zgjidh Dacia Duster dhe bindu vetë pse Autocar e shpalli “Best Value Car 2026”.

Për të gjithë të interesuarit në Kosovë, modeli është në dispozicion te Auto Mita.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.