KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsene Wenger parashikon fituesin e Kupës së Botës

Arsene Wenger parashikon fituesin e Kupës së Botës

Trajneri legjendar francez, Arsene Wenger, foli me Le Figaro për ekipin kombëtar francez dhe Kupën e Botës 2026 , një turne që ai pret që “Les Bleus” ta fitojnë.

Kupa e Botës 2026 pritet të fillojë nesër (e enjte) dhe tashmë shumë parashikime janë bërë nga agjenci të ndryshme bastesh, por edhe figurash të njohura nga bota e futbollit.

I fundit që ka parashikuar fituesin e Kampionatit Botëror të këtij vitit është Wenger, i cili favorizon kombëtaren e tij, Francën.

“Franca do ta fitojë Kupën e Botës”, parashikoi fillimisht Shefi aktual i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s.

“Franca ka shumë talent. Didier Deschamps ka përvojë. Ai do të gjejë ekuilibrin e duhur”.

“Kemi kaq shumë lojtarë sulmues saqë rreziku, pjesërisht, po bëhet disi i pabalancuar në sulm”.

“Por në ditët e sotme, lojtari modern, madje edhe një sulmues, di si ta bëjë pjesën e tij të punës mbrojtëse”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.