KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Filmi ikonik me Lisa Kudrow po vjen me një vazhdim – nisin xhirimet për pjesën e dytë të “Romy and Michele’s High School Reunion”

Filmi ikonik me Lisa Kudrow po vjen me një vazhdim – nisin xhirimet për pjesën e dytë të “Romy and Michele’s High School Reunion”

Lisa Kudrow dhe Mira Sorvino kanë nisur zyrtarisht xhirimet për vazhdimin e filmit “Romy and Michele’s High School Reunion”.

Puna ka filluar zyrtarisht për vazhdimin e shumëpritur të komedisë kult të vitit 1997, pasi dy aktoret kryesore ndanë një fotografi nga seti, të veshura në stilin e tyre ikonik dhe të veçantë.

Fotografia u publikua gjithashtu nga 20th Century Studios, me përshkrimin: “Ribashkimi që keni pritur! Vazhdimi i ‘Romy and Michele’ tani është në prodhim.”

Mira, 58 vjeçe, komentoi: “Më në fund po ndodh. Jam e mbushur me gëzim që jemi ‘ribashkuar’!”

Pas filmit origjinal, projekti pritet të publikohet ekskluzivisht në Hulu Original një platformë e transmetimit të filmave dhe shfaqja e tij nuk do të bëhet në kinema.

Nëse filmi publikohet në vitin 2027, kjo do të shënonte ribashkimin e tyre të 40-të pas shkollës së mesme.

Filmi i ri do të drejtohet nga Tim Federle, ndërsa Robin Schiff — krijuesja e personazheve dhe skenaristja e filmit origjinal — do të shkruajë skenarin e vazhdimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.