KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Stefan Bogoev lirohet nga paraburgimi me një garanci prej 55.000 eurosh

Stefan Bogoev lirohet nga paraburgimi me një garanci prej 55.000 eurosh

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup pranoi garancinë për heqjen e masës së paraburgimit për ish-drejtorin e Doganave të Maqedonisë, Stefan Bogoev, i cili dyshohet se ka manipuluar një prokurim publik për zgjedhjen e një kompanie për mirëmbajtjen e higjienës.

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas ankesës me garanci të ofruar të të dyshuarit S.B., të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit në procedurë paraprake të datës 04.06.2026 me të cilin, me propozim të prokurorit publik kompetent, atij i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, miratoi vendim me të cilin e miratoi ankesën dhe e pranoi garancinë e ofruar të të dyshuarit”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Nga Gjykata sqarojnë se garancioni i specifikuar përbëhet nga fonde në para të gatshme në shumën prej 55.000 eurosh, në ekuivalentin e denarit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.