KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pamje nga operacioni “White Star”, u arrestuan pesë persona të dyshuar për krim të organizuar

Pamje nga operacioni “White Star”, u arrestuan pesë persona të dyshuar për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga operacioni policor ku u arrestuan pesw persona nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Ndryshe, pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “White Star”, i cili është zhvilluar në disa lokacione të Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën mbikëqyrjen e institucioneve të drejtësisë dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata kompetente.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar në disa lokacione të ndryshme me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

“Operacioni policor është realizuar në disa lokacione nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit special, pesë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale të krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit po hetohen për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe pastrim parash”.

Gjatë operacionit “White Star”, policia ka sekuestruar prova materiale dhe pasuri të ndryshme, përfshirë armë, substanca narkotike, para të gatshme, automjete dhe pajisje elektronike, të cilat pritet të shërbejnë në procedurat e mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.