KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të mërkurën, “Muharrem Fejza” dhe Bregu i Diellit në Prishtinë do mbesin pa ujë

Të mërkurën, “Muharrem Fejza” dhe Bregu i Diellit në Prishtinë do mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, 10/06/2026, do të zhvillohen punime në rrugën “Muharrem Fejza”, të cilat do të ndikojnë në furnizimin me ujë të pijes në një pjesë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të sanimit të një gypi, e gjithë lagjja Bregu i Diellit do të mbetet pa ujë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundimin e punimeve.

“Ju njoftojmë se nesër do të intervenojmë në rrugën ‘Muharrem Fejza’”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Nga kompania është bërë e ditur se ndërprerja është e domosdoshme për realizimin e punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit.

“Për shkak të sanimit të gypit, e gjithë lagjja Bregu i Diellit do të mbetet pa furnizim me ujë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundimin e punimeve”, thuhet më tej në njoftim.

Autoritetet kanë bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët deri në përfundimin e intervenimit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.